Futboll

Liverpool, një tifoz shpenzon 280 mijë euro për të festuar para kohe titullin

30 vjet pritje për tu kthyer më në fund të festojë titullin kampion, por atëherë kur ishte pranë finishit erdhi ndalesa e Premier League për shkak të emergjencës Koronavirus. Prej muajsh, tashmë tifozët e Liverpool (në vend te parë me 25 pikë avantazh ndaj City) jetojnë një pritje me ankth, aq sa njëri prej tyre, në Tailandë, ka vendosur të shpenzojë 250 mijë sterlina (rreth 280 mijë euro) për të festuar titullin parakohe.

Sipas asaj që bën të ditur Daily Mirror, në fakt, një sipërmarrës tajlandez me emrin Kongkiat Inthraseesangwon është lodhur duke pritur rifillimin e Premier League dhe ka organizuar një paradë të vërtetë për të festuar titullin e Reds, me kamionë me rimorkio të mbuluar me ngjyrat e Liverpool edh moton e përhershme “You’ll never walk alone”.

https://twitter.com/MirrorFootball/status/1263070370627756033

“Kisha menduar të blija kamionin për të festuar me tifozë të tjerë fitoren e kampionatit në momentin që skuadra do të ngrinte trofeun – ka shpjeguar ai për Mirror – Pastaj erdhi pandemia, Premier është shtyrë dhe vendosa të festoj para kohe. Besoj se janë para të shpenzuara mirë, sepse nëse fitojmë kampionatin do të jetë hera e parë pas 39 vjetësh dhe meritojmë një festim të denjë. E për më tepër, pas paradës, kamioni do të përdoret nga kompania ime, kështu që nuk bëhet fjalë për shpenzim parash”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë