Kryeministri Edi Rama thotë se më shumë se shifrat modeste të vaksinave të Pfizer në këtë fazë me rëndësi është nisja e zbatimit të kontratës që kompania ka nënshkruar me Shqipërinë.
“Me rëndësi që kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën dhe nëse i shohim numrat ngushtë dhe nuk shohim të gjithë panoramën dhe të gjithë planin atëherë duken shumë pak, por në fakt mos harrojmë që kemi hyrë në fazën e zbatimit të kontratës”, tha Rama.
Kryeministri deklaron se çështja e vaksinave është kaotike.
“Vende të mëdha të BE kanë filluar kërcënimet për ndjekjen në rrugë gjyqësore të kompanive pasi kërkesa është marramendëse dhe oferta shumë e ulët për shkak të numrave të prodhimit. kemi marrë konfirmimin nga pfizer që në mes të shkurtit mbërrijnë”, shtoi ai.
Rama foli gjatë marrjes së dozës së dytë të vaksinës së Pfizer. Dozën e parë, kreu i Qeverisë e mori më 11 janar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.