Ka ndodhur

Rama kthehet nga Libani me 4 fëmijët e liruar nga Siria (Video)

Kryeministri Edi Rama ka zbritur në Rinas së bashku me katër fëmijët shqiptarë të liruar nga kampi Al Holi në Siri.

Kreu i Qeverisë mbërriti pasditen e së hënës në Liban për të pritur lirimin e tyre, ndërsa zhvilloi edhe takime me zyrtarë vendas, mes të cilëve edhe gjeneralin libanez, Abass Ibrahim, që e vlerëson si një prej aktorëve kyç në këtë mision.

Rama thotë se puna për lirimin e fëmijëve dhe grave të tjerë shqiptare të mbetura në këtë kamp vazhdon.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë