Qeveria thotë se në krahasim me vitin 2013, eksportet bujqësore shqiptare janë rritur me 145 për qind falë investimeve të zgjuara.
"Raporti midis eksporteve dhe importeve ka ardhur duke u përmirësuar. Produktet shqiptare shkojnë sot në 75 vende të botës, deri në SHBA, Kinë, apo Hong Kong. Produktet e peshkut në vendin tonë kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme, kanë arritur shifrën rekord të eksporteve prej 100 milionë eurosh. Këto rritje erdhën nga investimet e zgjuara që ka bërë qeveria shqiptare ndër vite në bujqësi”, deklaroi ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi.
Ekonomi përmendi politikat fiskale, sipas saj, nxitëse, si heqja e TVSH-së për inputet bujqësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.