Kryeministri Edi Rama ndërpreu pushimet dhe në këto ditë të fundit të muajit korrik njoftoi një konferencë me gazetarët, që nisi në orën 11:00. Konferenca sipas zyrës së shtypit të Kryeministrit është konceptuar si bashkëbisedim me gazetarët.
Temat e rrokura nga ana e kreut të Qeverisë në këtë bashkëbisedim janë disa, që nga më aktualja, që është çështja e Teatrit Kombëtar, përplasja dhe nisma për shkarkimin e Ilir Metës, 13 tetori si datë zgjedhjesh e shpallur nga Ilir Meta, por që cilësohet nul nga Edi Rama, reforma në drejtësi dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, hapja e negociatave apo edhe nisma e Qeverisë kundër informalitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.