Një rregull i ri për lituanezët, tashmë qytetarët e këtij vendi nuk do të kenë mundësinë të përdorin celularët teksa janë në lëvizje në rrugë.
Ligji i ri u miratua pak ditë më parë nga qeveria, dhe qëllimi i këtij rregulli është të reduktojë aksidentet të ndodhura për shkak të përdorimit të celularit në rrugë.
Ligji i ri do të hyje në fuqi muajin e ardhshëm, dhe çdo qytetar që do të kapet me telefon në dorë do të përballet me një gjobë prej 40 euro.
Vitin e kaluar, 68 këmbësorë bënë aksident me makinë ose me motiçikleta në Lituani, ku shkak u bë përdorimi pa kriter i telefonit në rrugë. Shkalla e vdekjeve të këmbësorëve në Lituani renditet në vendin e tretë në Bashkimin Europian, duke lënë pas Rumaninë dhe Letoninë, sipas të dhënave të fundit zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.