Sekretari për Çështjet Ligjore në PD e Rithemelimit, Ivi Kaso, ka reaguar ndaj debatit të fundit të pranimeve në Shkollën e Magjistraturës
“Drejtori aktual i saj, Arben Rakipi, ish prokuror politik i përgjithshëm i Partisë Socialiste, pasi ka manipuluar listat e studentëve fitues të fazës së pare, duke shtuar në mënyrë antiligjore rreth 42 studentë shtesë, refuzon tashmë të dëgjojë kërkesa e drejta të studentëve të cilët kërkojnë anulimin e të gjithë procedurës konkurruese sepse ajo provoi të ishte tërësisht e manipuluar.
Po përse e bën këtë gjë ish prokurori politik socialist: arsyeja është e thjeshtë: 42 studentët që janë kualifikuar pa të drejtë janë prurje politike të partisë socialiste. Pasi këta studentë nuk janë kualifikuar me meritë në fazën e parë, të vetmen mundësi për kualifikim kishin dhe gjetën Arben Rakipin, i cili listës prej 79 studentësh të kualifikuar i shton me dorën e tij politike, edhe 42 të tjerë, sepse këtë të fundit janë e ‘ardhmja socialiste’ e drejtësisë së kapur. Kjo është drejtësia e re!”, tha Kaso.
“Ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Arben Rakipit, si njeriu mbrapa këtij skandali të rëndë.
Ne i kërkojmë gjithashtu partnerëve tanë që nëse vërtetë duan një drejtësi të pakapur, të reagojnë publikisht duke e dënuar këtë aferë. Dhe është më mirë të reagojnë sot sesa kur ‘zjarri’ i opinionit publik t`i vërë përpara drejtësisë të gjitha falsifikuesit dhe manipulatorët e sistemit”, tha Kaso
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.