Lajme

Listat e votimit / PS numri 30, Gjinushi nuk heq dorë nga politika

KQZ ka miratuar listën përfundimtare për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku shihet renditja e partive politike në fletën e votimit.

Lista kryesohet nga Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, ndërkohë që PS ka numrin 30. Siç mund të shihet edhe nga lista, Partia Social Demokrate vijon të jetë nën drejtimin e Skënder Gjinushit, i cili nga ana tjetër vetëm pak ditë më parë u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave.

Përpara se të merrte votëbesimin e anëtarëve të Akademisë së Shkencave, Gjinushi deklaroi se kishte dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij në parti, por në fletën e votimit të KQZ subjekti politik PSD e njeh atë për kryetar.

Kësisoj, numri 1 në fletë do të jetë Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit. Ndërsa më pas vijnë 7 partitë e koalicionit 'Shpresa për ndryshim': 2) Partia Demokracia e Re Europiane, 3) Partia Balli Kombëtar, 4) Partia Bashkimi Liberal Demokrat, 5) Partia Aleanca Kuq e Zi, 6) Partia Ora e Shqipërisë, 7) Partia Emigracionit Shqiptar.

Më pas të renditen: 8) Partia Komuniste e Shqipërisë dhe 9) Partia Personat me Aftësi të Kufizuar.

Më pas vijnë 10 partitë e koalicionit 'Aleanca për Shqipërinë Europiane' ku bën pjesë edhe Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila renditet e 30-ta në fletën e votimit.

Njësoj siç e ‘parashikoi’ kryeministri një ditë më pare, ku publikoi në FB foton e një bluze me ngjyrat e rilindjes dhe me numrin 30.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë