Politike

Listat e partive për zgjedhjet, Kim: Kontrolloni kandidatët

Partitë politike janë ende në proces për hartimin e listave të kandidatëve për deputet.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, enkas përcjell mesazhin e përsëritur se kandidatët duhet të jenë figura të pastra.

“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: ‘Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”, shkruan Kim, duke ndarë mesazhin e 22 korrikut.

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë