Politike

Lista/ Begaj firmos shkarkime dhe emërime të reja ambasadorësh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit, dekretoi disa lirime dhe emërime ambasadorësh.

Ilir Boçka largohet nga detyra e Ambasadorit të Serbisë, në vend të tij emërohet Bardhyl Cabaj.

Sami Shiba lirohet nga detyra e Ambasadorit në Mbretërinë e Arabisë Saudite zëvendësohet me Saimir Balën.

Arben Gazioni largohet si ambasador në Rusi, zëvendësohet me diplomatin  Genc Pecani.

Artur Kuko emërohet ambasador në Hollandë, ndërsa Arten Hanku, shkon ambasador në Republikën e Sllovakisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë