Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares Mimoza Margjeka të arrestuar për korrupsion.
Cara do të qëndrojë në “arrest shtëpie”, pas kërkesës së avokatëve të tij mbrojtës.
Ai akuzohet se mori 6 mijë Euro, që bashkëshortja e tij të ndryshonte masën e sigurisë për një të arrestuar për trafik klandestinesh.
Më herët gjykata ka ndryshuar edhe masën e sigurisë për Margjekën nga ‘arrest shtëpie’ në detyrim paraqitje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.