Ka ndodhur

Lirimi i mjekut Edvin Prifti, SPAK ankimon vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit

SPAK do të ankimojë vendimin për lirimin e kardiologut Edvin Prifti, i cili u arrestua dhe më pas u la i lirë, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për të kërkuar rekurs të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila i ndryshoi masën e sigurisë për shefin e kardiokirurgjisë, Edvin Prifti.

SPAK është në pritje të zbardhjes së vendimit të gjykatës së Apelit dhe brenda afatit 15 ditor do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë.

Apeli i Gjykatës së Posaçme e liroi nga qelia mjekun Edvin Prifti, i cili mbahej në masën e “arrest me burg” për akuzën e korrupsionit pasiv. Megjithatë kardiologu nuk mund të ushtrojë profesionin e tij deri në përfundim të hetimeve.

Mjekut Edvin Prifti iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milionë lekë të reja në shtëpi dhe zyrë, ndërsa aktualisht ndaj tij ka mbetur në fuqi masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës.

Mjeku u zbulua nga SPAK, pasi kjo e fundit kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila u arrestua bashkë me gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe dhjetë persona të tjerë për vapën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë