Rend dhe Ligj

Lirimi i Kajmakut, Gjykata e Tiranës shtyn seancën për verifikimin e masës

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë për të hënën seancën e verifikimit të kushteve të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosprania fizike e Kajmakut në seancë.

Në sallën e gjyqit, avokati i ish-kryebashkiakut ka pretenduar se deri pasditen e djeshme Kajmaku ka qenë në spital.

Ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar shpallje të moskompetencës dhe dërgim në Gjykatën e Apelit.

Një ditë më parë, Gjykata e Apelit liroi ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i arrestuar të hënën në mbrëmje, pasi u paraqit në një spital privat në Tiranë për probleme shëndetësore pas 8 muajsh arrati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë