Politike

Lira Pipa emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Gazeta Si - Lira Pipa është zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Emërimi i saj është mësuar pas vendimeve të fundit të qeverisë, të publikuara sot.

Pipa, e cila ka përfunduar studimet Master në Marketing, pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, në periudhën 2016–2019 ka qenë specialiste pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik, në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

Në 2019-ën ajo u bë pjesë e stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit.

Ditë më parë në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u emërua Blendi Gonxhe. Kryeministri Edi Rama në fillim të këtij viti bëri ndryshime në cabinet. Ai largoi ministren e Kulturës, Elva Margariti, dhe e zëvendësoi me Bledi Gonxhen.

Ky ndryshim u komentua si nevojë strategjike, duke krijuar një ministri të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Bashkohen kështu në një të vetme pjesët që kanë funksionuar si të ndara në ministritë e Financave dhe Ekonomisë e Kulturës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë