Vende dhe Udhetime

Liqeni Dipsiz: Perlë e fshehur në Turqi

Liqeni Dipsiz, i cili do të thotë "liqeni pa fund" gjendet rreth 1,702 metra mbi nivelin e detit, midis Konyas qendrore të Anadollit dhe qytetit jugor të Antalias në Turqi. Liqeni mirëpret të pasionuarit e natyrës dhe fotografët nga e gjithë bota. I mbuluar nga lumenjtë e afërt, ngjyra blu e liqenit mahnit vizitorët. Meqë liqeni ndodhet në pjesën veriore të Maleve të Demiut, niveli i ujit mbetet i njëjtë gjatë gjithë vitit, duke e bërë atë një vend perfekt për pushimet e fundjavës.

Ata që pëlqejnë natyrën, veçanërisht vendasit nga Antalia dhe Konya, vijnë tek ky liqen çdo fundjavë për të peshkuar dhe për piknik. Fotografë amatorë dhe profesionistë gjithashtu mblidhen këtu për të kapur imazhe të përsosua. Ali Kara, i cili shkon pran Liqenit Dipsiz së bashku me nipin e tij për të peshkuar, tha se ky liqen është një vend i preferuar për vendasit, sidomos gjatë kohës së verës. Ai tha se liqeni dhe zona e tij përreth është një vend i freskët dhe kjo është arsyeja pse në verë ka më shumë vizitorë.

"Koha është shumë e nxehtë, por ky vend na ofron një shans për tu qetësuar, njerëzit lokalë këtu janë mësuar të udhëtojnë në malësi gjatë verës. Ndërsa disa njerëz preferojnë të shkojnë në plazhe gjatë verës, ne preferojmë të vijmë këtu që të peshkojmë dhe të zhytemi në ujërat e ftohta të Liqenit Dipsiz ", tha Kara.

Mustafa Harmancı nga Konya tha se viziton liqenin me familjen e tij çdo fundjavë. "Unë nuk mund t'i rezistoj ujërave të kaltra kështu që unë u zhyta. Meqë quhet 'liqeni i pafund', notoj më shumë përreth bregut, uji është më i pastër që kam parë ndonjëherë, ky është një vend i pabesueshëm. Çdo kush duhet të gjejë kohën për të vizituar këtë vend të mrekullueshëm” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë