Futboll

Lionel Mesi shuan zërat për një huazim të mundshëm te Barcelona

Gazeta Si – Kohët e fundit ka pasur një hipotezë për një rikthim të mundshëm të Lionel Mesit te Barcelona. Më saktë, një huazim te tij te klubi, ku u bë i famshëm dhe fitoi gjithçka.

Argjentinasi ka menduar ta qartësojë vetë këtë situatë, duke bërë me dije se nuk ka në plan të kthehet në Spanjë. Mesi dëshiron të marrë një pushim pas përfundimit të sezonit në SHBA.

Sulmuesi 36-vjeçar ka pohuar se nuk do që të largohet nga Inter Majmi dhe as të huazohet te Barcelona para nisjes së sezonit të ri në Major League Soccer, i parashikuar në shkurt të 2024-ës.

Një lajm i keq ky për tifozët katalanas, të cilët ëndërronin ta shikoni idhullin e tyre edhe një herë me fanellën e Barcelonës. Mesi është në fundin e karrierës dhe planet e tij janë për të mos lëvizur nga Inter Majemi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë