Futboll

Lionel Mesi: Nuk mund të ikë, Diego është i përjetshëm

I tronditur nga vdekja e Maradonës, edhe Lionel Mesi ka bërë një postim prekës në profilin e tij në Instagram, duke shprehur atë që ndjen pas lajmit të trishtë. Ai ka zgjedhur të postojë një foto bashkë me legjendën argjentinase, ku të dy janë duke qeshur.

Kapiteni i Barcelonës ka qenë gjithmonë i preferuari i Maradonës, i cili e ka konsidruar “pleshtin” pasardhësin e tij. Maradona nuk e ka fshehur kurrë admirimin për Mesin. Raporti mes të dyve u bë më i ngushtë në kohën kur Diego ishte trajneri i Argjentinës.

Postimi i Mesit në Instagram. Gazeta Si, 25 nëntor 2020

"Një ditë shumë e trishtë për ne argjentinasit dhe për gjithë botën e futbollit. Na la, por nuk mund të ikë kurrë, sepse Diego është i përjetshëm. Ruaj shumë kujtime të bukura me të dhe dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes”, - ka shkruar Lionel Mesi. Përveç tij, edhe shumë futbollistë të njohur që janë ende në aktivitet kanë reaguar në rrjetet sociale pas lajmit tronditës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë