Futboll

Lionel Mesi: Guardiola trajner special, por i ka bërë shumë keq futbollit!

Gazeta Si – Gjatë një interviste për kanalin ‘Movistar Plus+’, Lionel Messi ka diskutuar me një tjetër legjendë argjentinase, Horge Valdanon. Të dy kanë folur për Barcelonën dhe konkretisht për periudhën 2008-2012, duke iu referuar atij që konsiderohet si një nga trajnerët më të rëndësishëm të historisë së futbollit, Pep Guardiolës.

"Është e pabesueshme ajo që ka bërë Pep me mënyrën e tij të lojës, - ka thënë Lionel Mesi. – Ka influencuar futbollin, jo vetëm në Spanjë, por edhe jashtë saj. Guardiola i ka bërë shumë keq lojës së futbollit, sepse ajo që bënte ishte në dukje shumë e thjeshtë dhe të gjithë shpresonin të imitonin”.

Valdano për këtë pjesë ka shtuar: "Shumë e saktë, kujtoj që ndodhte edhe në divizionin e dytë dhe në të tretin. Shikoja mbrojtësit e qendrës të vraponin gjithmonë përpara".

Më pas sulmuesi i Inter Majemit ka evidentuar madhështinë e trajnerit spanjoll, që tani drejton Mançester Sitin: "Kur e kam parë atë që thashë më parë jashtë Spanjës, vërtet kuptova atë që kishim arrritur. E pabesueshme. Nuk kam dyshime kur them se Pep Guardiola është një trajner special, ndoshta më i miri që kam pasur".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë