Vende dhe Udhetime

Linja ajrore më e mirë në botë për vitin 2019

Linja ajrore më e mirë në botë, sipas  AirlineRatings.com është SingaporeAirlines

Singapori la mbrapa Air New Zealand, Qantas Airways dhe Qatar Airways.

CEO i AirlineRatings.com dhe kryeredaktori Geoffrey Thomas tha në një deklaratë:

“SingaporeAirlines zuri vendin e parë si linja ajrore më e mirë në botë, për shkak të kritereve të  auditimit, dhe standardeve të larta që ka pasur”.

Gjithashtu ai shtoi se Singapori renditet në vendin e parë, edhe për shkak se është një linja më avionët më të rinj si dhe fluturime të reja inovative si Singapore-New York pa ndalesë.

Linja ajrore mori gjithashtu çmimin prestigjoz të klasit të parë për produktin mbresëlënës të Suites.

Ndërsa në vendin e dytë është renditur AirNew Zealand,  në vendin e tretë Qentas, në vendin e katërt Qatar Airways, në vendin e pestë Virgin Australia, Emiratet në vendin e gjashtë, Nippon Airways (ANA), në venin e shtatë, EVA Air në vendin e tetë. Cathay Pacific Airways në vendin e nëntë, ndërsa në topdhjetëshe futet edhe Japonia Airlines.

 

Më Shumë