Futboll

Lindon Selahi ndryshon skuadër, por mbetet në Holandë

Lindon Selahi ndryshon skuadër por jo kampionat. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare është transferuar te skuadra Willem II në Eredivisie, në formë huazimi nga Twente, që zotëron kartonin e tij. Ai do të jetë pjesë e Willem II deri në fund të sezonit.

https://twitter.com/WillemII/status/1350095401261670400

21-vjeçari nuk po gjente hapësirat e nevojshme te Twente, ku sezonin e kaluar kishte luajtur në vazhdimësi, ndaj palët menduan se zgjidhja më e mirë do të ishte huazimi në një ekip tjetër të Holandë.

Kontrata e tij skadon në vetë me Twenten, por ka një klauzolë që e lejon klubin ta zgjasë dhe për një vit tjetër. Twente me shumë mundësi do ta aktivizojë klauzolën e rinovimit automatik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë