Shendet

Lija e majmunëve po ndryshon deri në 12 herë më shpejt se sa pritej

Sipas të dhënave nga Mbretëria e Bashkuar mund të ketë deri në 60,000 raste të reja në ditë, deri në fund të vitit.

Ndërsa një rritje në dhjetëra mijëra raste ditore në gjashtë muaj mund të duket ekstreme, shkencëtarët kanë zbuluar se virusi duket se po ndryshon me një ritëm të pazakontë.

Në një studim të botuar në revistën "Nature Medicine", studiuesit portugezë zbuluan se mostrat e virusit kishin 50 mutacione në ADN-në e tij në krahasim me vitin 2018.

Ky është numër shumë i madh nga çfarë kishin menduar shkencëtarët.

Foto ilustruese-Njollat nga lija e majmunit-Marrë nga The Independent-Gazeta "Si"- 03.07.2022.

Adam Kleczkowski, një matematikan në Universitetin e Strathclyde, paralajmëroi se infeksionet në Britani mund të vazhdojnë të rriten deri në fund të vitit - kur një kulm prej pak më pak se 60,000 njerëz mund të infektohen me virusin çdo ditë.

Kleczkowski vlerësoi se çdo person i infektuar do të vazhdonte të infektonte dy persona të tjerë - i njohur si numri R.

Ai shtoi se 53 për qind e një popullsie do të duhej të infektohej që mjaft njerëz të kenë imunitet për të ndaluar përhapjen e virusit - i njohur si imuniteti i tufës.

Bazuar në këto parametra, ai modeloi se si do të shpalosej shpërthimi nëse të gjithë meshkujt e moshës 50 vjeç e poshtë janë të ndjeshëm ndaj virusit. 
Kleczkowski theksoi gjithashtu se mund të ndodh një skenar tjetër, kur rastet të bien në mënyrë dramatike këtë verë pasi grupet "në rrezik" bëhen imune ndaj virusit.

Pra, numri R mund të jetë afër ose edhe më i ulët se një dhe transmetimi do të ndalonte.

Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë