Lajme

Lihet në burg Edmond Bego, i arrestuar në Greqi

Jepet masa arrest me burg për Edmond Begon, pasi u ndalua nga policia greke për llogari të shtetit italian. Sipas policisë greke, ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës.

Çështja për Begon ndodhet në prokurorinë e Korfuzit.

Bëhet me dije se Edmond Bego do të qëndrojë në burgun e Korfuzit derisa të ketë një kërkesë nga Italia.

Bego po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte në Shqipëri. Bego kishte ndërruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë