Ka ndodhur

Lihet në burg autori i vrasjes së biznesmenit në Himarë

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Kliti Lekën, personi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit të ndërtimit, Nikollaq Goro në Himarë.

Autori i krimit, 53-vjeçari Kliti Leka, është shfaqur i qetë në sallën e gjyqit dhe me të njëjtat rroba, si ditën e ngjarjes kriminale.

Masa është dhënë me dyer të mbyllura, ndërsa gjyqtar ka qenë Arqile Basho dhe prokuror Arjan Xhaferri.

Gjykata ka pranuar gjatë seancës së sotme pretencën e prokurorisë arrest me burg për akuzat “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve e municioneve të zjarrit”.

Autori i krimit, 53-vjeçari Kliti Leka, është shfaqur i qetë në sallën e gjyqit dhe me të njëjtat rroba, si ditën e ngjarjes kriminale.

Ai ka bërë një prezantim të vetes së tij, duke thënë se është radiolog dhe se ka emigruar prej viteve 1990 jashtë Shqipërisë.

Ndërtuesi Niko Goro, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro, u ekzekutua me armë zjarri në shëtitoren e Himarës. Goro ishte i shoqëruar nga e motra e tij, e cila mbeti e plagosur.

Ndërkohë Kliti Leka, në dëshminë e tij ka thënë se ka kryer ekzekutimin e Nikollaq Goros, në kushtet e pamundësisë, për t’i marrë apartamentet në pallatin që Goro kishte ndërtuar mbi sipërfaqen e tokës që Leka, i kishte vënë në dispozicion.

Për pasojë, sherri mes tyre ka agravuar deri në ekzekutimin e 51-vjeçari.

Niko Goro ishte një sipërmarrës i njohur në Himarë, pasi kishte një bar-restorant dhe një hotel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë