Ka ndodhur

Lihet në burg autori i plagosjes në zyrën elektorale të PD në Kavajë

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Ndriçim Jonuzin, i dyshuar si autori i plagosjes së sekretarit të zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Ndërsa për Dorjan Troplinin dhe Markel Shtyllën Gjykata ka vendosur masës e sigurisë "arrest shtëpie".

Këta persona akuzohen se sulmuan sekretarin e zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni duke e lënë të plagosur në këmbë. Akti i Jonuzit ngjalli edhe debat mes mes palëve politike për të zbuluar arsyet e veprës së tij.

Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ky i fundit sqaronte se motivet nuk lidheshin me prirjen politike. Menjëherë pasi kreu krimin, ai u arratis, por policia arriti të gjejë vendndodhjen e tij dhe ta vërë në pranga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë