Lajme

Lihen në burg 3 anëtarët e grupit “Bajri”

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 anëtarët e grupit “Bajri”. Ndërkohë që në kërkim janë; Enver Bajri 45 vjeç, që konsiderohet si koka e grupit kriminal dhe Nelson Hysa 34 vjeç.

Pas dhënies së vendimit Safet Bajri është dërguar në paraburgimin e 313, ndërsa edhe tre të tjerët që u njohën sot me masën e sigurisë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës do të dërgohen në paraburgim.

Grupi i “Bajri” akuzohet trafik ndërkombëtar droge, armëmbajtje pa leje, vrasje të mbetura në tentativë dhe shumë veprimtari të tjera të paligjshme.

Masa e dhënë ditën e sotme:

Safet Bajri -Arrest me burg

Denis Brajoviq -Arrest me burg

Ismet Idrizi -Arrest me burg

Klaudio Hoxhalliu- Arrest me burg.

Masat e sigurisë dje te Krimet e Rënda:

Arrest me burg për Safet Bajrin (Edhe në Shkodër)

Arrest me burg për Emrah Plakun

Arrest me burg për Ilir Bajrin

Arrest me burg për Armir Grimën

Arrest me burg për Astmer Bilalin

Arrest me burg për Fabjol Rexhepin

Grupi Bajri -Të arrestuarit nga dy operacionet:

1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë