Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama u shfaq i kënaqur mbas përfundimit të ndeshjes Partizani-Tirana, ku të kuqtë triumfuan me rezultatin 1-0. I pyetur edhe për Vllazninë, skuadrën shkodrane që po kryeson me meritë kampionatin, Rama u mjaftua vetëm me një kërkesë.
“Mos më fusni në konflikt me Vllazninë. Sapo i falënderova për Çinarin, shkodranin tonë të mirë që na bëri golin edhe për Hakajn gjithashtu. Vllaznia po tregon verat e veta, po i jep rritëm kampionatit’’.
Por në fakt ajo që të bën përshtypje është se nëse pas ndeshjes së fundit të shkodranëve me Partizanin, ne te gjitha mediat u diskutua gjere e gjate “thyerja e protokollit sanitar” nga Vllaznia, nuk ndodhi e njëjta gjë pas ndeshjes së djeshme Partizani- Tirana. Një deklarate e Olsi Ramës pas ndeshjes Vllaznia- Partizani ne Shkodër u bë shkak që klubi shkodran të ndëshkohej nga Komisioni i Disiplinës me një gjobe prej 2 milionë lekësh të vjetra. Kjo sepse drejtori i klubit te kuq deklaronte se në shkallët e “Loro Boriçit” kishin qenë të pranishëm rreth 500-600 tifozë të Vllaznisë të cilët ndikuan në rezultatin e ndeshjes (e fituar nga shkodranet me golin e Dilaver).
Askush nuk u kujtua për të thënë se Partizani shkeli “protokollin sanitar”, edhe pse ne “Elbasan Arena” ishin të pranishëm rreth 500 tifozë, ku në një moment situata degjeneroi, duke sjellë konflikt mes të pranishmëve në tribunë. Në fund të ndeshjes, për habi Olsi Rama nuk u ndie dhe as nuk u ankua. E kaloi me një batutë. E njëjta gjë ndodhi edhe mediat, krejt ndryshe nga rasti i Shkodrës. Një absurditet, që tregon se ligji zbatohet vetëm atëherë kur humbet skuadra e zemrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.