Futboll

Sponsorizimi mban pezull futbollin, vendimi shtyhet për të premten

Ka përfunduar takimi në Ministrinë e Financave mes përfaqësuesve të qeverisë dhe atyre të Ligës Profesioniste. Nuk ka ende “tym të bardhë” dhe takimi i radhës është lënë për ditën e premte. Marrëveshjen mes palëve e man pezull ligji i Sponsorizimit, pasi pikat e tjera, sipas deputetit Fidel Ylli, janë plotësuar.

“Kishim sot takimin e dytë me Ligën Profesioniste dhe problemet e Ligës Profesioniste thuajse janë zgjidhur, kemi ngelur te Ligji i Sponsorizimit. Edhe Ministrja ishte shumë bashkëpunuese sot. Kërkohet një konfirmim edhe nga qeveria për faljen e gjobave. Nëse do të bëhet kjo, do të bëhet me një ligj specifik në parlament. Kërkon një vendim politik, nuk mund të bëhet një falje vetëm për Ligën apo për futbollin, do bëhet për të gjitha bizneset.

Fidel Ylli, deputet i PS-së. Gazeta Si, 20 tetor 2020

Mendojmë që përgjigja përfundimtare do të jepet ditën e premte, mbasi të bisedojmë me kryeministrin. Do t’i japim zgjidhje përfundimtare gjithë këtyre problemeve që ka Liga Profesioniste”, tha mes të tjerash pas takimit deputeti Fidel Ylli, i ngarkuar nga qeveria për këtë çështje.

Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, përsëriti qëndrimin se bojkoti vazhdon deri në momentin që qeveria të japë “ok”-in për katër kërkesat. "Kemi një takim të premten, nuk morëm propozime konkrete, por diskutime dhe jemi afër zgjidhjes. Nuk mund ta them, nëse kampionati nis këtë javë, apo javën tjetër", - tha Libohova aps takimit. Deri ditën e premte, kur është lënë takimi i radhës, do të jetë analizuar gjithçka me detaje nga ana e qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë