Futboll

Liga vazhdon me bojkot, Ylli: Gati për zgjidhje, të nisë kampionati!

Liga Profesioniste ka zhvilluar sot mbledhjen e paralajmëruar ditë më parë, por e veçanta kësaj here është se në të ka marrë pjesë edhe Fidel Ylli, deputeti socialist që përfaqëson qeverinë në bisedimet për zgjidhjen e 4 kërkesave që ka sot futbolli dhe që për shkak të tyre ka bojkotuar kampionatin. Më parë Liga refuzoi takimin me Yllin, por tashmë ka bërë një hap prapa.

Pas mbledhjes, deputeti Fidel Ylli, një njeri i sportit, u shpreh se qeveria e ka vullnetin për t’i dhënë zgjidhje situatës, ndërsa klubet duhet të nisin kampionatin sipas tij. “Gjithmonë do ketë debate, por do ketë zgjidhje. Kryeministri dhe qeveria kanë vullnetin që kërkesat e Ligës t’i plotësojë. Nuk mund ta 100%, sepse janë disa gjëra teknike që duhen diskutuar. Liga do që të vazhdojë bojkotin, ndërsa unë po them se mund të negociojë me kryeministrin, nëse bojkoti vazhdon. Kampionati duhet të vazhdojë. Nuk jam këtu si Fidel, por si i dërguar i kryeministrit.

Fidel Ylli, deputet i PS-së. Gazeta Si, 21 shtator 2020

Të nisë kampionati dhe shumë shpejt do të jemi në zyrat e kryeministrit. Takimi, për mendimin tim, ishte i frytshëm. Kishte debate, por jo të forta. Bojkotin e bën Liga Profesioniste, por vendimet do jenë për të gjithë sportin që ai të futet në rrugën e drejtë. Ligjin e sportit e kemi bërë si në Europë, me klube që të jenë shoqëri aksionere e të mos varen nga bashkitë. Reforma do të përmbyllet me shtimin e buxheteve, që do të dyfishohen për sportin. Qeveria është gati për zgjidhje, ka qenë që ditën e parë. Ata kanë të drejtë të bojkotojnë, por nëse fillon kampionati, atmosfera do jetë më pozitive për realizimin e kërkesave”, theksoi mes të tjerash Ylli.

Ka folur pas takimit edhe presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, i cili ka pohuar se bojkoti do të vazhdojë: “Përshëndesim deklaratën e z.Ylli që qeveria është e gatshme për të realizuar kërkesat dhe që është në sinkron me ne. Do të vazhdojmë me procedurat, do të shohim në dinamikë situatën si do shkojë. Situata nuk pritet me thikë sot, po e ndjekim gjithë kohën. Bojkoti? Sigurisht që vazhdon”, - theksoi Libohova.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë