Gazeta Si – Në Nion është hedhur sot shorti për 1/8-at e Ligës së Europës, ku 8 fitueseve të grupeve u janë shtuar 8 skuadrat e dala nga play-off-i.
Short me fat për Milanin, që ka peshkuar Sllavian e Pragës, duke shmangur kështu kundërshtarë të fortë si Liverpuli dhe Bajer Leverkusen. Roma do të ndeshet me anglezët e Brajtonit, skuadër e drejtuar nga italiani De Zerbi.

Sa u takon lojtarëve shqiptarë që luajnë me klubet pjesëmarrëse në këtë kompeticion, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci, që aktivizohen me Spartën e Pragës, do të ndeshen me gjigantët e Liverpulit. Berat Gjimshiti me Atalantën do të sfidojë portugezët e Sportingut të Lisbonës. Karabagu i Redon Xhixhës përballet me Bajer Leverkusen.
Ndeshjet e para luhen më 7 mars, kurse ato të kthimit një javë më pas, më 14 mars.
Shorti i 1/8-ve të Ligës së Europës
Sparta Pragë-Liverpul
O.Marsejë-Vilarreal
Roma-Brajton
Benfika-Gllasgou Rejnxhërs
Frajburg-Uest Hem
Sporting-Atalanta
Milan-Sllavia Pragë
Karabag-Bajer Leverkusen
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.