Kukësi, Laçi dhe Teuta kanë njohur pak më parë kundërshtarët e turit të parë eliminator në Ligën e Europës. Shorti është hedhur në Nion, një ditë pas atij të Ligës së Kampionëve, që Tiranën e vuri përballë Dinamo Tbilisit. Edhe në Ligën e Europës kualifikimi vendoset me një ndeshje teke dhe stadiumi vendoset nga goglat.
Sllavia e Sifias është kundërshtari i Kukësi, ekipit nënkampion të Shqipërisë. Një skuadër me përvojë në kompeticionet europiane dhe për Kukësin nuk do të jetë aspak e lehtë, por ka avantazhin që do të luajë në “Air Albania Stadium” më 27 gusht.
Teuta përballet me një skuadër izraelite, Beitar Jeruzalem. Ndeshja do të luhet më 27 gusht, në stadiumin e Durrësit, “Niko Dovana”.
Laçi është i vetmi nga tre ekipet shqiptare që do të luajë jashtë. Kurbinasit do të ndeshen me Keslan, një kundërshtar nga Azerbajxhani. Një transfertë e largët kjo për Laçin, që gjithsesi ka shanse për të kaluar më tej, pasi niveli i kundërshtarit nuk është shumë i lartë. Fakti që ndeshjet luhen pa tifozë i vjen në ndihmë në këtë rast ekipit laçian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.