Pas identifikimit të dy lidhjeve të paligjshme të kryera në tubacionet kryesore të furnizimit me ujë, njëra prej të cilave nga një subjekt familjar, Policia e Shtetit Shtetit po kryhen të gjitha procedurat e nevojshme për ndjekjen penale të rastit flagrant.
Katër grupet e Task-Forcës në kryeqytet, mbrëmjen e djeshme kanë qenë linjat kryesore të transmetimit që kalojnë në zonën e Lanabregasit.
“Në zonën e Lanabregasit kalojnë tubacione kryesore të furnizimit me ujë, në të cilat dyshohet se mund të ndodhë dhe mbushja e boteve të ujit, për tu shitur pastaj tek qytetarët në mënyrë abuzive. Për kryerjen e këtij aksioni nismës së Ujësjellësit i është ofruar edhe mbështetja e Policisë së Shtetit.Deri tani janë kryer 23 010 verifikime në terren, të fokusuar kryesisht në linjat e furnizimit me ujë, debi të mundshme të akumuluara si dhe mënjanimin e ndërhyrjeve në ujëmatës, ndërkohë që numri i të shoqëruarve ka mbërritur në 53 konsumatorë kryesisht privatë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.