Jete & Stil

Lidhja midis ushqimit dhe gjumit

Fatkeqësisht, pandemia ka ndikuar shumë dhe në gjumin tonë. Një studim nga “Zepp” një markë që prodhon produkte teknologjike, ka treguar se një person po humbet 2 orë gjumë në natë për shkak të pandemisë.

Një gjë kryesore që shpesh neglizhohet kur bëhet fjalë për të bërë një gjumë të mirë natën janë dietat tona. Studimi tregoi se dietat tona dhe konsumimi i ushqimeve specifike mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e gjumit, me disa ushqime që kanë potencialin të na prishin vërtet gjumin.
Specialistet e Edukimit Shëndetësor Brielle Merchant dhe Aishah Iqbal e dinë se sa i rëndësishëm është gjumi dhe sa zakonet tona të ngrënies mund të ndikojnë në të.

“Ngrënia e ushqimeve të shëndetshme dhe të ekuilibruara mirë ndikojnë në sa gjumë bëni dhe sa mirë flini.” tha Brielle. Kjo do të thotë se ngrënia e ushqimeve që përmbajnë lëndë ushqyese që mbështesin gjumin, dhe në sasitë e duhura, është thelbësore për të fjetur mirë dhe aq sa duhet. Pra, ushqyerja dhe gjumi “duhet të jenë në të njejtën rrugë”. Pra, kur duhet të hani në darkë?

Iqbal shpjegon se “ka prova në rritje që sugjerojnë se koha kur hani mund të ndikojë në ritmin tuaj cirkadian”, i njohur gjithashtu si cikli juaj i gjumit-zgjimit. Si rezultat, ngrënia shumë afër kur shkoni në shtrat mund të ndikojë në rutinën tuaj të gjumit dhe kështu “është më mirë të hani më herët në mbrëmje, duke i lejuar vetes disa orë për të tretur vaktin tuaj para se të flini”.

Sidoqoftë, nuk ka një rregull strikt për kohën kur duhet të hani.
Siç shpjegon Brielle, “është e rëndësishme të dëgjoni trupin tuaj dhe si ndiheni”, dhe “synoni të ndiheni të kënaqur kur hani në mbrëmje, por jo të ngopur ose të uritur”.

Në të vërtetë, “gjithçka varet nga ajo që punon mirë për ju”. Cilat janë disa nga ushqimet më të pa rekomandueshme për të ngrënë para se të flini? Ndërsa disa ushqime janë të mira për t’u ngrënë gjatë gjithë ditës, ato nuk mund të jenë gjithmonë një ide e mirë për të ngrënë afër gjumit. Si Brielle ashtu edhe Iqbal veçanërisht paralajmërojnë të mos konsumohet kafeinë shumë vonë gjatë ditës, “sepse stimulon trurin dhe ju jep energji, duke ju mbajtur zgjuar”, thotë Brielle.

Ushqimet me shumë sheqer gjithashtu mund të jenë stimuluese. Siç shpjegon Iqbal, ato “ju zgjojnë dhe ju japin një rritje të dopaminës, e cila ju bën të ndiheni me energji.”

Ajo rekomandon që të qëndroni larg ushqimeve me sheqer si ëmbëlsirat, çokollatat të paktën dy deri tre orë para se të shkoni në shtrat. Sipas Brielle, disa ushqime shkaktojnë gjumë të keq thjesht sepse u duhet më shumë kohë që të treten.

Nëse po luftoni me gjumin tuaj, përpiquni të qëndroni larg proteinave të rënda në vaktin e mbrëmjes dhe të minimizoni ushqimet e pasura me karbohidrate si orizi dhe makaronat. Në vend të kësaj, ajo rekomandon të provoni alternativa me bazë bimore, të cilat janë më të lehta dhe kanë më pak të ngjarë t’ju mbajnë zgjuar.

Cilat ushqime do të ju ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë? Brielle shpjegon se kivit janë të shkëlqyera për gjumin.

“Në një studim që kam bërë para disa kohësh, pjesëmarrësit të cilët filluan të konsumonin kivi rregullisht para gjumit ishin në gjendje të binin në gjumë 42% më shpejt sesa më parë.” tregon ajo.

Ushqimet me shumë melatonin janë gjithashtu të shkëlqyera, sepse melatonina është hormoni që ndihmon për të rregulluar ritmin tuaj cirkadian. Iqbal rekomandon qershi dhe arra apo bajame si burime të mira të këtij hormoni thelbësor.

Peshku tuna gjithashtu është i mirë për tu konsumuar në darkë pasi ndihmon në rregullimin e serotoninës, hormonit që është përgjegjës për gjumin e mirë. Qumështi gjithashtu përmban vitaminë D, si dhe triptofan, “të dyja këto kanë qenë të lidhura me gjumin e mirë dhe të rehatshëm”.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë