Keshilla

Lidhja e çuditshme midis kripës dhe shtimit në peshë

Njerëzit që hanë më shumë kripë shtojnë më shumë në peshë. Por ndoshta jo për arsyet që mendoni.

Ushqimet me shumë kripë bëjnë që trupi juaj të mbajë sasi uji, kjo përkthehet në kile të tepërta. Por këtu nuk po flasim vetëm për peshën që shkaktohet nga ujërat e tepërta në trup.

Ushqimet me përmbajtje të lartë të kripës shkaktojnë edhe yndyrë të tepërt, veçanërisht zonën rreth belit.

 Por cilat janë ushqimet që kanë përmbajtje të lartë kripe?

Patatinat, patatet dhe ushqimet e tjera të skuqura, ushqime të përpunuara dhe ushqimi i restoranteve. Gjithashtu duhet të dini se edhe buka bën pjesë në grupin e ushqimeve që ndikon në peshën e tepërt. Të gjitha këto ushqime janë relativisht të larta në kalori.

Pra, nëse dieta juaj përmban këto ushqime, patate të skuqura, bukë, ushqime të skuqura dhe ushqim restorantesh, ju duhet të kontrolloni sasinë e kripës që përmbajnë. Pasi këto ushqime shkaktojnë peshë të tepërt. Kjo me siguri mund të shpjegojë lidhjen mes natriumit dhe peshës.

Ka disa shpjegime të tjera. Natriumi mund të rrisë oreksin tuaj, kjo përkthehet në peshë të tepërt. Ushqimet e kripura gjithashtu mund t'ju bëjnë të etur, të cilat mund të rrisin dëshirën për pijet me gaz apo birrë, të cilat edhe këto ndikojnë në shtimin në peshë.

Një studim i vitit 2015 zbuloi se konsumimi i lartë kripës është i lidhur drejtëpërdrejt me shtimin në peshë, kryesisht tek beli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë