Rend dhe Ligj

Lidhën dhe grabitën familjen në Zall-Herr, lihen në burg tre të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e arrestuar, si autorët e grabitjes në fshatin Qinam, pranë Zall-Herrit.

Mësohet se në qeli do të qëndrojnë dy vëllezërit Ndriçim dhe Durim Bami, si dhe i akuzuari si organizator i grabitjes, Jani Aruçi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 prillit, ku tre autorët u paraqitën në familjen në Qinam si policë, duke iu thënë se po kontrollonin për armë dhe po krehnin zonën.

Ata kishin terrorizuar familjarët, teksa i kishin lidhur të gjithë dhe iu kishin marrë lekët dhe sende me vlerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë