Një numër liderësh nga Lindja e Mesme dhe Evropa janë mbledhur në Kajro, Egjipt për samitin për të diskutuar de-përshkallëzimin e luftës Izrael-Gaza.
Në këtë takim presidenti palestinez Mahmoud Abbas u shpreh se nuk mund të detyrohen që të largohen nga toka e tyre.
"Ne kurrë nuk do të pranojmë zhvendosjen, ne do të mbetemi në tokën tonë pavarësisht nga sfidat," tha ai.
Abbas është kreu i Autoritetit Palestinez, i cili ka kontroll mbi zonat e Bregut Perëndimor të pushtuar, por jo mbi Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi.
Egjipti dhe shtetet e tjera arabe kanë thënë më parë se një fluks masiv i refugjatëve palestinezë që ikin nga lufta do të ishte i papranueshëm, sepse do të përbënte dëbimin e palestinezëve nga toka e tyre.
Takimi, i cili quhet Samiti për Paqe, përfshin gjithashtu zyrtarë nga Jordania, Katari, Italia, Spanja, BE dhe Britania e Madhe. Por, mungesat kryesore të dukshme përfshijnë Izraelin, SHBA-në dhe Iranin
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.