Treg

Licensa për tregtinë e monedhave virtuale

Presion në rritje mbi rregullatorët për të rritur mbikëqyrjen ndaj kriptovalutave pas një humbjeje prej 15 miliardë dollarësh në bitcoin dhe parregullsive në një nga platformat më të mëdha tregtare virtuale në botë.

Sipas Refinitiv, kriptovalutat vuajtën një goditje tjetër në tregje të martën. Bitcoin, monedha virtuale më aktive e tregtuar, ra më shumë se 10 për qind në 4,237$, niveli më i dobët që prej tetorit 2017.

Ajo rënie u ndoq me rënie të tjera të lehta tek monedhat e tjera të afërta me bitcoinin. Ethereum, monedha e tretë virtuale sipas kapitalizmit të tregut, ra 14 % në 24 orët e shkuara në 140 $.

Megjithatë, bitcoin ka rënë 66 % që prej fillimit të vitit, ndërsa kapitalizmi i tregut i klasës më të gjerë të aseteve ka rënë me rreth 3/4 në të njëjtën periudhë.
Një incident i afërt në Hong Kong ka rritur pasigurinë rreth monedhave virtuale, dhe ka ngritur pyetje se si Komisioni i Letrave me Vlerë mund ti përgjigjet problemeve të tregtimit në tregun e kriptomonedhave.

Bankat Qendrore dhe Autoritetet Mbikqyrëse nëpër botë po mendojnë se si të frenojnë industrinë, ku miliarda dollarë të ardhura të monedhave virtale tregtohen çdo ditë pa mbikëqyrje zyrtare.

“Securities & Futures Commission” i Hong Kong tha këtë muaj që shumë shpejt do të lejonte disa Agjenci Exchange të monedhave virtuale të aplikonin për licencë - një hap i madh që mund të bënte mbikëqyrjen juridike në disa aspekte të tregtimit të aseteve virtuale.

Rregullatori tha se “ndjek me shqetësim interesin në rritje të investitorëve që në fitimin e ekspozimit ndaj aseteve virtuale nëpërmjet fondeve dhe operatorëve të platformave tregtare të palicencuara në Hong Kong”.

Përqëndrimi tek rregullimi i këtij tregu është zhvendosur në Hong Kong pas një incidenti që tronditi tregtarët dhe shkaktoi humbje prej 400 milion dollarë.

Një ndryshim në përdorimin e protokolleve prej monedhës bitcoin cash javën e kaluar shkaktoi konfuzion në treg dhe fshiu 15 miliardë $ nga kapitalizimi i tregut të bitcoinit origjinal.

Sipas agjencisë OKEx, në mes të paqëndrueshmërisë, tregtarët ndryshuan rregullat e indeksit bazë të shlyerjes, duke tregtuar papritmas me indekse krejtësisht të ndryshme.
Sipas Amber AI, një partnership i kufizuar investitorësh të monedhave virtuale, “Një skenar i krahasueshëm do të do të ishte Chicago Mercantile Exchange duke njoftuar se kontratat S & P 500 E-Mini Futures do të zgjidhen dhe dorëzohen nesër, por kundër Kompozitës së Indexit të Shangait në vend të S&P 500, në mes të tregtimit,” Amber vlerëson se humbjet e tregtarëve ishin më shumë se 400 mln $.

OKEx gjithashtu u detyrua më herët se sa pritej të zgjidhte kontratat me para të gatshme bitcoin dhe përfundimisht bllokoi urdhrat nga të gjithë tregtarët që përdorin platformën.
“Kishte momente ku pjesëmarrësit nuk mund të blinin me çmimet e tregut edhe kur çmimet po binin,” tha një tregtar.

OKEx tha se sistemi i tij ishte i mbingarkuar gjatë këmbimit dhe kërkoi falje për situatën. Por të paktën njo fond monedhash virtuale ishte ankuar kundër shkëmbimeve të SFC, sipas njerëzve familjarë me çështjen në fjalë.

Është e paqartë si, ose nësë, SFC do ti përgjigjet ankesave të tilla. SFC rregullon tregtimn e letrave me vlerë por nuk mund të shtrëngojë në treg bitcoin dhe monedhat e tjera virtuale.

“Ka pasur shumë pasiguri në tregjet e monedhave virtuale gjatë javës së kaluar,” tha Henri Arslanian, kreu i Organizatës FinTech i Hong Kong. Ai tha se situata e bitcoin cash ka qenë “e çrregullt, publike dhe ka ndarë figurat kryesore të komunitetit të monedhës virtuale”.
SFC ka refuzuar të komentojë për çështjen OKEx por publikoi një kornizë për rregullimin e shkëmbimeve të aseteve virtuale më herët këtë muaj. Nën këtë kornizë, SFC do të lejojë aplikimin për licensë për ata që tregtojnë virtualisht, duke i nxjerrë prej zonës gri nga e cila vijnë këto transaksioneve.

Megjithatë, shkëmbimet që tregtojnë bitcoin dhe të tjera asete virtuale jo letra me vlerë, nuk janë përfshirë në propozimin e SFC.

“SFC po përpiqet të angazhohet me asetet digjitale — por ka disa aspekte të drejta në kornizën ligjore që mund të dekurajojë ata që merren me shkëmbimet e monedhave vrituale të aplikojnë për mbikëqyrjen e SFC pa diskutime të mëtejshme,” tha Hoi Tak Leung, këshilltar tek Ashurt në Hong Kong.

Në SHBA, dy kompani që mblodhën para në 2017-ën përmes shitjeve të monedhave virtuale u detyruan nga rregullatorët javën e kaluar të kthenin fondet tek investitorët pasi dështuan të regjistronin ofertën fillestare si letër me vlerë. Zgjidhja e Komisionit të Sigurisë dhe Shkëmbimit me Paragon Coin dhe CarrierEQ ka ngritur shqetësime se kompanitë e tjera mund të detyrohen të bëjnë të njëjtën gjë.

Nga Don Weinland & Emma Dunkley në Hong Kong dhe Federica Cocco në Londër
*Burimi: Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë