Futboll

Licencimi i klubeve në Superiore, përgatitësi atletik me detyrim në staf

Përfaqësuesit e 10 klubeve të Superiores ishin sot në zyrat e FSHF-së, ku kanë marrë pjesë në një takim në lidhje me kriteret dhe rregullat e licencimit. Që nga sezoni i ri 2021-2022, rregullorja e licencimit të klubeve të Superiores është e njëjtë me atë të UEFA-s për pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Përveç shefit të sektorit të licencimeve në FSHF, Eduard Gjini, në takim merrnin pjesë edhe drejtuesi i sektorit të përgatitjes atletike në FSHF, Luixhi Febrari, dhe përgatitësit atletikë të ekipeve kombëtare, Luka Laurenti dhe Iris Selimi. Ata kanë diskutuar me përfaqësuesit e klubeve për rëndësinë e sektorit që përfaqësojnë në një ekip futbolli.

Eduard Gjini, shefi i sektorit të licencimeve në FSHF. Gazeta Si, 10 qershor 2021

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur që çdo klub i Superiores duhet të ketë patjetër një përgatitës atletik në staf. Shefi i sektorit të licencimeve, Gjini, u shpreh i gatshëm për të ndihmuar klubet në lidhje me pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë