Art dhe Kulture

Librat që çdo vajzë duhet të lexojë

Përvoja e leximit të një storie është  padyshim shumë më ndryshe se sa ajo e shikimit të performohet nga aktorët në TV apo ekran të madh.

Pa marr parasysh se sa i ri apo vjetër je, është gjithnjë e rëndësishme të kesh imagjinata aktive dhe leximi i ndonjë libri interesant është rrugë e sigurt për ta stimuluar mendjen tuaj!

Ndonëse teknologjia ka zbehur raportin e njeriut me librin , të lexosh ka shumë efekte pozitive.

Leximi të stimulon imagjinatën, të pasuron fjalorin, ofron qetësi, leximi të çlodh, të kthjellon , leximi gjithashtu ndihmon edhe për një gjumë më të mirë.

 Ka shumë e shumë arsye pse duhet  lexuar një libër.

 Nëse nuk keni ndonjë ide se çfarë të lexoni gjatë këtij sezoni verorë, më poshtë ju sjellim  disa libra që me siguri do të magjepseni pas tyre.

Ditari i Frida Kahlo-s, nga Frida Kahlo
Frida Kahlo ishte një piktore e 1900, e cila njihet për portretet e saj. Ajo gjithashtu është një ikonë, që fuqizon gratë në mbarë botën edhe sot. Ky libër është në thelb ditar i saj plot me ilustrime, skica, poema dhe mendime mbi identitetin, racën, gjininë dhe klasën në Meksikë. Mendimet e reflektimet e saj të shkruara në fletët e bardha të ditarit do t’ju ndihmojnë të reflektoni mbi ngjarjet e fundit dhe të kaloni një mbrëmje të qetë.

“Asgjë s’i kundërvihet natës” Delphine de Vigan

I përkthyer në 30 gjuhë të botës, fitues i katër çmimeve të rëndësishme , “Asgjë s’i kundërvihet natës” Delphine de Vigan duhet të jetë patjetër në listën tuaj të librave që duhet të lexoni . A arrijmë t'i njohim deri në fund prindërit tanë, misteret, vuajtjet, fëmijerinë dhe familjen që i ka formuar, e që kanë ndikuar gjithmonë mbi ta dhe mbi ne, qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme? Këto do të jenë pyetjet që do i bëni vetës në fund të leximit të këtij libri.

Unë jam Malala, nga Malala Yousafzai
Malala është vajza e re dhe e talentuar që pagoi një çmim të lartë për atë që ajo besoi. Ajo vjen nga Pakistani dhe beson fuqimisht në të drejtat e grave për arsim. Ajo u qëllua në kokë një ditë kur po kthehej nga shkolla, por jetoi për të treguar historinë dhe u bë laureata më e re për Çmimin Nobel të Paqes në vetëm 16 vjet.

Gratë, puna dhe vullneti për të udhëhequr, nga Sheryl Sandberg 
Nëse doni të dini për sukseset e bizneseve në botë, këtë libër duhet ta lexoni patjetër. Në këtë botim, Sheryl ndan shumë histori rreth jetës së saj profesionale dhe karrierës, ajo tregon se si gratë mund të arrijnë gjëra të mëdha kur mësojnë të besojnë në veten e tyre dhe të ndryshojnë jetën e tyre për mirë. Ky libër është cilësuar si një fenomen kulturor.

Jo ajo lloj vajze, nga Lena Dunham
Lena Dunham është e njohur mirë nga shumë njerëz, në sajë të ‘Vajzave’, shfaqja që ajo krijoi dhe shkroi. Ajo u nominua për çmimin ‘Emmy’ dhe fitoi dy ‘Golden Globes’. Libri i saj "Jo ajo lloj vajze" është një kujtim në të cilin ajo ka ndarë atë që ajo e ka mësuar për jetën dhe punën deri tani. Është e zgjuar, trime, herë pas here qesharake dhe shumë e ndershme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë