Para

Libani zhvlerëson monedhën vendase me 90%

Nisur na 1 shkurti, Libani do të vendosë një kurs të ri këmbimi; 15.000 paund libanezë për 1 dollar amerikan. Banka Qendrore atje tha se do të zhvlerësojë 90% të monedhës së saj, nga norma zyrtare e pandryshuar nga 25 vite.

Zhvendosja nga norma 1.507 paund është ende larg tregut paralel ku zhvillohen më së shumti tregti. Dy pjesëmarrës të tregut thanë se paundi po ndryshonte drejtim duke u këmbyer me rreth 59.000 për dollar të martën e javës së shkuar.

Paundi ka vijuar rënien që me nisjen e krizës financiare të 2019-s, pas një dekade korrupsioni, shpenzime të kota dhe keqmenaxhimi nga elita drejtuese në Liban që po shpreson ende për një shpëtim 3 mld dollarësh nga FMN-ja.

Zyrtarët libanezë e kanë përshkruar miratimin e kursit të ri zyrtar të këmbimit si një hap drejt unifikimit të një sërë normash që janë shfaqur gjatë krizës. Unifikimi i normave të ndryshme është një nga hapat e shumtë të kërkuar nga FMN për Libanin për të siguruar paketën e ndihmës që do ta ndihmonte atë të fillonte të dilte nga kriza.

Por FMN tha se progresi i vitit të kaluar në zbatimin e reformave mbeti "shumë i ngadaltë" dhe ka ende për t’u bërë.  

Norma e re do të zbatohet për tërheqjet në monedhën vendase nga llogaritë në dollarë amerikanë nga të cilat depozituesit në pjesën më të madhe nuk kanë qenë në gjendje të tërheqin që nga viti 2019.

Guvernatori i bankës qendrore Riad Salameh i tha Reuters të martën se ndryshimi do të çonte gjithashtu në një ulje të kapitalit të bankave.

Analistët presin që ndryshimi të ketë më pak ndikim në ekonominë e gjerë, e cila po dollarizohet gjithnjë e më shumë dhe ku shumica e tregtimeve zhvillohen sipas normës së tregut paralel.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë