Ka ndodhur

Lezhë, punëtori i rrugës rreh me hekur priftin ortodoks

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Lezhës këtë të hënë.

Një punonjës i rrugës së këtij qyteti ka dhunuar priftin ortodoks, Koço Kapedani.

Rasti i paprecedent është bërë publik nga kryetari i FRPD-së në Lezhë, Albert Loçi.

Loçi ka publikuar videon, ku shihet punëtori i firmës së kontraktuar nga Bashkia Lezhë, teksa ushtron dhunë ndaj priftit ortodoks të qytetit.

Burri godet priftin me një send të fortë, që dyshohet se është hekur.

“Prifti Ortodoks i Lezhës z.Koço Kapedani, rrihet nga punëtorët e firmës së kontraktuar nga Kryetari i Bashkise Pirro për “kryerjen e punimeve” dhe për dhunimin e qytetarëve.

Mirë se kjo firmë ka disa muaj që e ka shkatërruar Lezhën dhe lagjet e saj (Beselidhja, Gurra) dhe nuk mban përgjegjësi për afatin e kryerjes së punimeve, por tashmë ka filluar të dhunojë dhe qytetarët lezhjanë”, shkruan kryetari i FRPD-së, Albert Loçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë