Ka ndodhur

Lezhë, po tentonin të transportonin 10 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pasi janë kapur duke transportuar emigrantë nga vendet e treta kundrejt fitimit. Policia ka ndaluar një autobus në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+” pas informacioneve të marra nga terreni.

Brenda tij u gjetën 10 emigrantë të paligjshëm të cilët po transportoheshin në drejtim të Shkodrës, kundrejt fitimit. Në pranga është vënë drejtuesi i autobusit Gj.L., 54 vjeç dhe faturino A.A., 31vjeç, banues në Kamzë. Policia sekuestroi automjetin, disa bileta udhëtimi dhe 2 aparate celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë