Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Shënkollit në Lezhë.
Mësohet se është qëlluar me armë ndaj një personi tek ura e Prekanit. I plagosuri është shtetasi Martin Dodaj 34 vjeç, banues në Tale, Lezhë i cili është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të tjerë. Menjëherë është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që ka identifikuar autorët e kësaj ngjarje P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale, të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.