Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05 pranë tregut të qytetit.
Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur një 27-vjeçari Saimir Nikolla, banues në Ishull Lezhë.
I riu është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.