Lajme

Lezhë, i grabisin makinën dhe ia djegin

Një makinë është djegur mbrëmjen e kaluar në hyrje të rrugës së fshatit Kakarriq, në Lezhë, vetëm pak metra nga superstrada Lezhë-Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe bëhet fjalë për një automjet tip ‘Mercedez’ me targa AA377 KH, e cila ishte në pronësi të shtetasit N. K, banues në Balldre të Lezhës.
Mësohet se mjeti është grabitur dhe i është vënë flaka nga përsona të paidentifikuar.
Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë konstatuar automjetin në flakë dhe kanë njoftuar zjarrfikësit.
Ndërhyrja e këtyre të fundit ishte e kotë, pasi makina ishte shkrumbuar plotësisht. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa pronari i automjetit që ra pre e grabitjes ka deklaruar se nuk ka arritur t’i identifikojë autorët, të cilët kanë qenë të maskuar.
Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë