Ka ndodhur

Lezhë/ Autori në burg, sekuestrohen arsenal armësh e municionesh në banesë

Policia e Lezhës ka sekuestruar një arsenal armësh dhe municionesh në banesën e një 43-vjeçari të dënuar në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Policia thotë se në gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës, ka gjetur të fshehura në tokë; 1 mitraloz, 1 pushkë, 11 granata, 30 ndezës granate dhe 55 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me specialistët e Njësisë Antieksploziv, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në fshatin Sanxhak, Kurbin, përreth banesës së shtetasit K. P., 43 vjeç, kishte të fshehura armë zjarri dhe municion luftarak, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë 43-vjeçari me iniciale K. P. nga Sanxhaku i Kurbinit, aktualisht po vuan dënimin në burgun e Shënkollit për dhunë në familje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë