Rend dhe Ligj

Lëvizte me kallashnikov, arrestohet 52-vjeçari në Kurbin

Policia e Kurbinit njofton se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Kurbin.

Policia thotë se ka vënë në pranga një 52-vjeçar, i cili lëvizte me armë zjarri kallashnikov.

Mësohet se në pranga të policisë ka rënë shtetasi Bashkim Hasani, banues në Gjormë, Kurbin, i cili qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me një krehër me 28 fishekë luftarakë.

Sic thuhet në njoftimin e policisë, gjatë operacionit, 52-vjeçarit iu gjet në banesë edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak.

Më pas, operacioni ka vijuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit Policia gjeti edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë dhe 355 fishekë të tjerë luftarak.

Policia thotë se 52-vjeçari kishte tre muaj që kishte dalë nga burgu, pasi kishte kryer dënimin e dhënë në vitin 2013, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë