Ka ndodhur

Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në qytet.

31-vjeçari ishte me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër jetës e lirisë së personit.

31-vjeçari u kap në lagjen nr. 7, të shtetasit K. M., 31 vjeç, banues në Korçë, i cili lëvizte me mjetin tip “BMW X5”.

Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në mjetin e këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me 5 fishekë të cilët ishin vendosur 1 në folenë e armës dhe 4 të tjerë në krehrin e pistoletës, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2894694894150196

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë