Rend dhe Ligj

Lëvizte me 40 mijë paund të padeklaruar, procedohet penalisht 35-vjeçari

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht një 35-vjeçar, pasi qarkullonte me automjet, duke mbajtur me vete një sasi të madhe në paund.

Policia thotë se nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Vodice, Berat, janë gjetur në brendësi të mjetit 40 mijë paund, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

35-vjeçari nuk dispononte asnjë dokument për burimin e tyre.

Shtetasi A. S. është shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është proceduar penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë