Ka ndodhur

Lëviznin pa maskë, gjobiten 573 qytetarë në 24 orët e fundit

Policia e Shtetit ka ndëshkuar në 24 orët e fundit 573 qytetarë me masë administrative 3.000 për mos zbatimin e masave anticovid dhe mbajtjen e maskave.

Policia ka njoftuar gjithashtu se ka ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 3 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.

Në njoftimin e saj, Policia e Shtetit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë