Lajme

Lëvizje në Policinë e Shtetit, SHÇBA me drejtues të ri

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë një takimi sot paradite me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka bërë me dije urdhrin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.
Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme. Z.Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë znj.Anila Trimi që e ka mbajtur këtë detyrë që nga 29 marsi i vitit 2018.
Rrumbullaku mban gradën Drejtues i Parë, ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike (2009-2013), ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë